Eurondërtim 2000 u krijua në vitin 1994 nga Z. Qani Saraçi, i cili e drejton këtë shoqëri edhe sot me të njëjtin pasion si në ditën e parë.
Ne jemi një shoqëri ndërtimi me seli në Tiranë që operon në të gjithë territorin e Republikës së Shqiperisë. Jemi një grup i larmishëm me mbi 40 kolegë nga e gjithë Shqipëria që ushtrojnë profesione të ndryshme brenda organizimit të firmës.
Ajo që na dallon ne nga të tjerët, është se ne jemi një familje e madhe me deshirë dhe vullnet për të bërë ndryshime afatgjata në çdo projekt që marrim përsipër.
Eurondërtim 2000 merret me ndërtime nga më të ndryshmet.
Gama e shërbimeve që ofrojmë dhe eksperiencës që kemi mbledhur në mbi 25 vite fillon nga punimet e thjeshta të rrugëve, kanalizimeve apo rikonstruksioneve të ndërtesave të vogla deri në ndërtime të rrugëve kryesore, rrjete kanalizimesh apo energjitike për fshatra dhe qytete, ndërtime dhe rindërtime të objekteve më të rëndësishme shtetërore, ura apo ndërtime të veçanta si vepra arti e të tjerë.
Ne e shohim veten jo vetëm si ndërtues, por edhe si shoqërues dhe keshillues në projekte. Ne jemi të bindur se partneriteti midis palëve në një projekt i hap rrugën zhvilllimit, përmirësimit dhe arritjes së më të mirës në çdo fushë.
Rr. Kavajes, Pallati 114, Shk. 1, Ap. 2, Tirana, 1001, Albania. | +355 4 452 1511 | +355 69 54 03 097 | info@eurondertim2000.com