EURONDËRTIM 2000
Historia e Eurondërtim 2000 sh.p.k. fillon në 1994 kur drejtuesi aktual themeloi së bashku me një partner të tij Eurondërtim sh.p.k.. Në vitin 2000 Qani Saraçi themeloi Eurondërtim 2000 L.t.d. serish por i vetëm. Kompania jonë është një biznes familjar, bazuar në fuqinë e njerëzve që kanë qenë me ne që nga fillimi dhe na kanë parë që rritemi dhe përmirësohemi çdo vit.
Sot ne qëndrojmë të fortë në tregun shqiptar si një kompani e klasës së mesme me rreth 60 të punësuar dhe një xhiro vjetore mbi 3 milion Euro. Aktiviteti ynë kryesor bazohet ne ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave civile dhe industriale, punimet e gërmimeve, ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, autostradave dhe mbikalimeve, ndërtimin e urave, tuneleve dhe projekteve të shpërndarjes, në rrjetet e tubave të gazit, naftës dhe ujit, si dhe në ndërtimin i nënstacioneve transformatore të linjave të tensionit të mesëm.
Eurondërtim 2000 me përvojën e saj të gjerë, njohuritë e duhura dhe menaxhimin optimal të faktorë kohë-cilësi-buxhet është partneri i duhur për çdo projekt ndërtimi. Ne ofrojmë cilësi dhe fleksibilitet në sajë të ekipit tonë profesionalist dhe posedimit të makinerive dhe pajisjeve të duhura.